About Us

E themeluar zyrtarisht në vitin 2005 në Sarandë me qëllimin per të servisuar makineritë e rënda në këtë qytet, falë iniciativës dhe përkushtimit të themeluesve të saj ndër vite, ESKO sh.p.k. sot operon në gjithë territorin e Shqiperisë dhe të Kosovës duke asistuar me shitje, servisim, qeradhenie dhe pjesë këmbimi për makineri dhe pajisje per Industritë, Minierat, Energjitikën, Ndërtimin, etj.ë

ESKO është Distributor dhe Servis i Autorizuar i Atlas Copco për Shqiperinë në divizionet (CR, CRS, CT, CTS, GDE, MRS, IT, ITS) dhe për Kosovën në divizionet (CRS, CT, CTS, MRS, IT, ITS).

Atlas Copco është një Grup Industrial lider boteror në fushën e Kompresorëve, Gjeneratorëve, Pajisjeve Spitalore, Makinerive dhe Veglave të Minierave, Makinerive dhe Pajisjeve të Punës për Ndërtim dhe Shkatërrim, Veglave Industriale, Veglave me Ajër, Sondave Sipërfaqesore multifunsionale, Sondave Eksploruese, Makineritë për Asfaltimin e rrugëve, Gurëthyesëve të lëvizshëm, etj.

ESKO është Distributor dhe Servis i Autorizuar i Xylem Water Solutions.

Xylem Water Solutions, pjesë e Xylem Inc, është i përbërë nga markat prestigjoze Flygt, Godwin, Leopold, Sanitaire, Vedeco dhe ofron një gamë të gjërë produktesh dhe zgjidhjesh si pompa të ndryshme për heqjen dhe trasportin e ujit dhe impiante për trajtimin e ujërave.

Me besimin e plotë se cilësia dhe korrektesa janë armët tona më të mira, edhe pse e fokusuar në produktet e Atlas Copco dhe Xylem Water Solutions, ESKO vijon të jetë një partner i besueshëm për servisimin dhe mirmbajtjen e makinerive të rënda dhe pajisjeve industriale falë njohurive të fituara nder vite pune e trajnime të vazhdueshme dhe ndihma e oficinës dhe makinerive metalprerëse që ajo disponon (Torno, Bareno, Tranxha, Trapanë Industrial, Trapanë Radial, Freza, Kalandra, Filetatrice, Presa, Kovacianë, etj).

Fale një rrjeti të gjërë bashkpuntorësh jashtë Shqipërisë, ESKO shpk importon pjesë kembimi për makineri, mjete pune dhe pajisje të ndryshme sipas kërkesave të tregut dhe klientëve.

ESKO prodhon konstruksione metalike, tuba celiku të dimensioneve të ndryshme, detaje të ndryshme, bokulla, spinota, suporte, ingranazhe, kiaveta, ankora, etj.

 

Esko

Ne nuk shesim thjesht produkte dhe sherbime, por fale bashkepunimit me markat lider dhe perkushtimit tone, ne ofrojme zgjidhje te qendrueshme per nevojat tuaja duke ju garantuar remendiment maksimal